Përplasje diplomatike me Greqinë për planin e prishjeve në Himarë

Përplasje diplomatike me Greqinë për planin e prishjeve në Himarë

Dje, banorët e Himarës protestuan kundër prishjes së 19 banesave në kuadër të masterplanit të qytetit, si pretendim për t’i hapur rrugë bulevardit të ri.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Himarës kanë ngritur zërin kundër planeve të rikualifikimit urban të qeverisë shqiptare. Partitë politike PBDNJ dhe OMONIA sëbashku me disa organizata të shoqërisë civile, në peticionin e publikuar më 15 gusht 2016, kërkuan “anullimin e të gjitha nismave të planifikimit urban, dhurimin e tokës së komunitetit cilitdo pseudo-investitori vendas apo të huaj që qeveria shqiptare po planifikon dhe po zbaton në rajonin tonë.”

Gjithashtu edhe Ministria greke e Punëve të Jashtme iu përgjigj shpronësimit të shpejtë të shtëpive në Himarë, nëpërmjet një deklarate zyrtare më 30 tetor 2016, në të cilën thuhet se “Autoritetet shqiptare menjëherë duhet të procedojnë, nga njëra anë me konsultime të vërteta me pronarët e prekur nga plani zhvillues i Himarës dhe nga ana tjetër me konsultime të vërteta me pronarët e prekur nga planet zhvilluese të Himarës”.

Deklarata i rikujtonte qeverisë shqiptare edhe faktin se “mbrojtja e të drejtës së pronës, dhe në veçanti të drejtat e minoriteteve, janë pjesë e rëndësishme e pesë kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian në mënyrë që të fillojnë negocimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Ministria greke e Punëve të Jashtme ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e saj për situatën në Himarë, duke konsideruar faktin se qyteti është një shtëpi për minoritetin greke. Këto shqetësime jo gjithëmonë kanë pasur një përgjigje positive nga qeveria shqiptare. Në përgjigje të një deklarate të mëparshme në muajin korrik të vitit 2016, Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme u përgjigj se “Përpjekjet e vazhdueshme për të instrumentalizuar çdo pakënaqësi individuale ose kolektive, synojnë shtrëmbërimin e realitetit të bashkejetesës së shkëlqyer midis popullsisë shqiptare dhe minoritetit grek, i cili gëzon të drejta të plota, në baze të legjislacionit vendas, si dhe normave dhe konventave ndërkombetare.”

screen-shot-2016-11-01-at-17-57-01

Kryeministri Edi Rama shkoi një hap më tej, duke provokuar me publikimin e një portreti të gdhendur të qytetit të Athinës në vitin 1670, në Facebook, mënyra e tij e preferuar e komunikimit, duke pohuar pretendimin e tij për rrënjët e popullsisë së Shqipërisë dhe kontributin e Shqipërisë për qytetin.

Argumenti i tij—se përderisa shqipëtarët nuk kanë pretendime mbi Athinën, atëherë edhe grekët nuk duhet të kenë pretendime mbi Himarën—është i pavlefshëm sepse fakti është se disa banorë të Himarës flasin greqisht dhe identifikohen si grekë, ndërsa popullsia “autoktone” shqiptare e Athinës është asimiluar tërësisht (duke shmangur shumë nga vështirësitë që janë përballur emigrantët e kohëve të fundit shqiptarë në Greqi.)

Ndjekja e vijës së argumentit të Kryeministrit Rama dëmton në mënyrë të efektshme çdo përpjekje të minoriteteve, në kuptim që identiteti etnik është gjithëmonë një kontigjent historik. Por fakti që ato janë kontigjent historik nuk do të thotë se ato janë të parëndësishëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>