Britani – Parlamenti do të vendosë për daljen nga BE

Britani – Parlamenti do të vendosë për daljen nga BE

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi sot se ushtrimi i të drejtës për t’u larguar nga BE i takon parlamentit.

Kryeministrja Theresa May tha se qeveria ushtron të drejtën ligjore ekzkluzive të mbretit ndaj votimi në parlament është i panevojshëm. Ajo u shpreh se qeveria britanike ka kërkuar një dëgjëse të dytë me anëtarët e gjykatës, muajin e ardhshëm.

Ndërsa, qytetarët të cilët paraqiten çështjen në gjykatë u shprehën se dalja nga BE prek shumë të drejta të cilat janë të mishëruara në kushtetutën dhe dokumentat themelore të Mbretërisë së Bashkuar mbi të cilat nuk ka të drejtë ligjore ekzkluzive mbreti, por vetëm parlamenti.

Në parlamentin britanikë ka shumë deputetë të cilët janë kundër daljes nga BE dhe kjo teorikisht mund të shtyjë ose të ndalojë këtë proces.

Ky vendim ngjallë shpresat e shumë prej qytetarëve mbështetës të fushatës pro qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në BE.

Kryeministrja e Theresa May kishte deklaruar, pak kohë më parë, se fillimi i zbatimit të Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës do të fillonte në fund të muajit Mars.

Nigel Farage, arkitekti dhe udhëheqësi kryesor i fushatës Brexit u shpreh se vendimi i parlamentit për të bllokuar ose vonuar daljen nga BE do të nxisë inatin e popullit.

Nismëtarët kryesorë të këtij procesi janë një sipërmarrëse britanike Gina Miller dhe një parukier Deir Dos Santos. Palë në proces ishte edhe një emigrant britanik me banim në Francë, i cili përdori fondet e përfituar nga katër mijë qytetarë për të paguar avokatët përfaqësues. Gjithashtu, avokatët përfaqësues të qeverisë Skoceze dhe të Uellsit kanë marrë pjesë në proces si vëzhgues.

Artikull i lidhur:

Si do të dalë Mbretëria e Bashkuar nga BE? — Exit shpjegon

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>