193 ushtarë grekë rivarrosen në Këlçyrë

193 ushtarë grekë rivarrosen në Këlçyrë

193 ushtarë grekë, të cilët humbën jetën në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane në vitin 1940 u rivarrosën, të martën, sipas riteve ortodokse, në varrezat ushtarake në Këlçyrë.

Ceremonia u drejtua nga Mitropoli i Gjirokastrës Demetrios. Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorja e Greqisë në Tiranë Sofia Filippidou, drejtuesi i komisionit Greqi-Shqipëri për identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë; si dhe përfaqësues të komuniteti grek në Shqipëri.

Rreth 8500 ushtarë grekë kanë humbur jetën në Shqipëri, në betejen e Këlcyrës dhe Përmetit. Marrëveshja dypalëshe për identifikimin, dhe rivarrosjen e ushtarëve grekë u firmos në vitin 2009, por hyri në fuqi vetëm në vitin 2018.

Që nga zbatimi i marrëveshjes në janar 2018, janë gjetur rreth 1000 eshtra të ushtarëve grekë. Nga këto 950 janë rivarrosur në Këlçyrë dhe 100 të tjerë në Bularat, ku jetojnë anëtarë të minoritetit grek.

Përkthyer nga Exit News / Burimi: Greek Reporter

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>