Shqipëria, sera evropiane e drogës

Shqipëria, sera evropiane e drogës

Gazeta italiane Corriere della Sera publikoi sot një artikull mbi plantacionet e kanabisit në Shqipëri.

Artikulli i titulluar “Shqipëria, sera evropiane e drogës”  përmban të dhëna të përftuara nga fluturimet e helikopterit të Guardia di Finanza mbi Shqipëri.

Helikopteri i Guardia di Finanza, i cili fluturon në nivelin e një mijë metrave, falë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, kontrollon  çdo vit 20 përqind të territorit të vendit për të gjetur plantacione droge.

Pikat kryesore të shkrimit janë:

  • Megjithëse policia shqiptare arriti të futet dhe “të mbyllë” Lazaratin, në Shqipëri vazhdon të ketë drogë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është destinacioni dhe vendet se kukultivohet.
  • Që nga janari 2016, 42 misione  të Guardia di Finanzias kanë zbuluar 753 mijë bimë kanabisi, me një vlerë tregu prej dy miliardë euro, katër herë më shumë se PBB e Shqipërisë.
  • Që nga janari 2016, janë zbuluar  213 mijë hektarë tokë të mbjellur me kanabis.
  • Në tre vitet e fundit, helikopterët fluturues kanë zbuluar 600 mijë hektarë plantacione.
  • Trafikantët që përdorin gomonet për të dërguar kanabisin në Itali janë zhvilluar në krahasim me vitet 90. Ato janë sofistikuar dhe përdorin teknologjinë. Në ngarkesa shpesh transportohet edhe kokainë dhe armë.
  • Numri i trafikantëve të mëdhenj të arrestuar është i ulët. Ato shpesh lëvizin nga njëri vend  në tjetrin duke i shpëtuar policisë. Mjaftojnë 400 mijë euro që një trafikant ti shpëtojë policisë dhe të fitojë lirinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>