Trafiku në Tiranë – Një makth i përditshëm

Nga Nina Ružička
Trafiku në Tiranë – Një makth i përditshëm

Të jetosh dhe të qarkullosh në Tiranë gjatë muajve të fundit është bërë e vështirë, në mos dëshpëruese dhe pikëlluese, në veçanti për shoferët dhe përdoruesit e transportit publik. Rrugët e bllokuara nuk janë më një fenomen i ri në Tiranën kaotike. Sidoqoftë, gjatë katër muajve të fundit, problemet me trafikun kanë arritur në nivele si asnjëherë më parë.

Infrastruktura e shkatërruar dhe qeveria e paaftë

Tirana, një qytet në rritje dhe në zhvillim, duhet të përballet me qindra makina që qarkullojnë në rrugë aspak të mirëmbajtura.

Gjatë dy viteve të fundit, densiteti i popullsisë është rritur ndjeshëm dhe shumë projekte të zhvillimit urban kanë zënë rrugët, trotuarët dhe hapësirat publike në përgjithësi.

Nga ana tjetër, sistemi i varfër i transportit publik kanë bërë të nevojshme lëvizjet me makinë në pjesën më të madhe të kohës.. Për më shumë, mungesa e korsive për biçikleta dhe rrezikqet e shumta të të ngarit biçikletën në qytet qartësisht pengojnë kalimin drejt një mënyrë pro mjedisore të transportit.

Për vite me radhë, këshilli bashkiak dhe qeveritë kanë dështuar në përpjekjen për të luftuar bllokimin e rrugëve. Iniciativat e pushteti vendor  për të rregulluar diçka kanë qenë pothuaj fëmijënore, ku vihej re mungesa e planifikimit. Disa nga iniciativat janë shumë ambicioze – si projekti i parkimit nëntokësor i cili kërkon ndërhyrje të madha infrastrukturore në zona tashmë të konsoliduara. Ndërsa qeveria po mbështet shumë në partneritetet publike-private (PPP), shumë akuza për korrupsion kanë dalë në pah, të lidhura me mungesën e transparencës dhe konsultimit me publikun, apo praktikat e dyshimta tenderuese.

Shumë ndërtime të pakoordinuara

Kursi i rrugëve të bllokuara në tiranë duket se po përkeqësohet me kohën. Ndërhyrjet e bashkisë, të reklamuara si efektive në lehtësimin e trafikut, padyshim po shkaktojnë shumë pengesa. Me një zgjerim të paprecedent, Tirana është kthyer në një zonë masive ndërtimi ku punët publike po ndodhin kudo, mesa duket në një mënyrë të pakoordinuar.

Pra për momentin, Sheshi Skenderbej, sheshi qendror i qytetit, po ndërtohet, vetëm pak vite pasi ishte rregulluar. Duket se sheshi ka ndonjë magji, sepse çdo parti politike që vjen në pushtet e rimodelon sipas shijes së tyre estetike. Tani sheshi po pëson disa ndryshime rrënjësore – do të bëhet një zonë për këmbësorët dhe do të ndërtohet një parkim nëntokësor. I gjithë trafiku që më parë kalonte në qendër tani është devijuar duke shkaktuar bllokim në rrugët përrreth.

Punimet në Sheshin Skënderbej - Foto Exit
Punimet në Sheshin Skënderbej – Foto Exit

Është e paqartë pse ndërtimet kanë filluar në një moment të caktuar në pjesën më të madhe të qendrës së qytetit, kur plani vendor është akoma duke u përgatitur dhe punë të tjera ndërtimi po ndodhin në shumë vende të qytetit.

Për shembull, unazat e qytetit, kanë qenë duke u ndërtuar përgjatë tre viteve të fundit, trafiku i tyre është devijuar në një tjetër segmet rrugor kyç, ndërmjet Rrugës së Kavajës dhe rrugës “Teodor Keko”. Për më shumë Ura e Selitës, që lidh Bulevardin Gjergj Fishta me bulevardin Bajram Curri, ka qenë për tre muaj rresht në ndërtim, duke bllokuar kështu të gjithë trafikun që vjen nga zona e Selitës, Komunës së Parisit dhe Kodrës së Diellit.

Punimet në Selitë - Foto Panorama
Punimet në Selitë – Foto Panorama

Gjatë orëve të pikut, në orët 7:00-9:00 në mëngjes dhe 16:00-19:00 mbasdite, ka kaq shumë trafik në zonën mes stadiumit Dinamo dhe Zogut të Zi, saqë nevojitet ndërhyrja e policisë rrugore për të bërë të mundur kalimin e makinave dhe këmbësorëve. Stacionet e autobuzëve janë gjithmonë të mbipopullura dhe autobuzët janë gjithmonë me vonesë.

Hapja e disa kantierëve ndërtimi njëkohësisht, në Shëshin Skëndebej, tek Stadiumi Qemal Stafa, tek Rruga e Barrikadave e kanë përkeqësuar situatën e trafikut në mënyrë të frikshme.

Ndotja e ajrit

Trafiku shqetësues i Tiranës jo vetëm që të harxhon shumë kohë dhe para, por është bërë dhe kontribuesi më i madh në ndotjen e ajrit, në një vend ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ajri i ndotur shkakton rreth 1 900 vdekje në vit.

Investimet publike janë të përcaktuara kryesisht nga nevojat e zhvillimit dhe problemet e pashmangshme të një popullsie në rritje në një vend ku infrastruktura ka shumë të meta. Por ajo që vihet re në Tiranë është se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria qëndrore dhe lokale kanë vendosur të nisin sa më shumë projekte infrastrukturore me afata të shpejta që të mund të inagurohen përpara zgjedhjeve. Politikanët ka nisur sërish të joshin votuesit me investimet publike, që janë të keqplanifikuara dhe lënë vend për diskutime.

Ndërkohë, qytetarët e Tiranës do të vazhdojnë të jetojnë në kaosin e trafikut të paktën dhe në vitin e ardhshëm.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>