Studentja sulmon me salcë domateje Ministren Nikolla

Studentja sulmon me salcë domateje Ministren Nikolla

Mirela Ruko, aktivistja e “Lëvizjes për Universitetit” ka qëlluar me salcë domateje Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, sot në Samitin Ndërkombëtar të Studentëve. Pas ngjarjes ajo është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës.

Në të njëjtën kohë “Lëvizja për Universitetin” nëpërmjet një deklarate në mediat sociale u shpreh se ligji i arsimit të lartë është klientelist dhe ka shkatërruar arsimin publik duke i çuar fondet publike drejt universiteteve private.

[A]ktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. …. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë – postimi në Facebook i “Lëvizjes për Universitet”.

Pak kohë më parë, anëtarë të “Lëvizjes për Universitetin” kanë qëlluar me vezë Kryeministrin Edi Rama.

 

Lajme te ngjashme