Aktivistja Mirela Ruko: Salca në kokën e ministres, akt rezistence ndaj politikës

Aktivistja Mirela Ruko: Salca në kokën e ministres, akt rezistence ndaj politikës

Dje, studentja dhe aktivistja e Lëvizjes për Universitetin Mirela Ruko derdhi një shishe me salcë domateje mbi kokën e ministrës së Arsimit Lindita Nikolla, si një formë proteste kundër reformës së arsimit të lartë, e cila ka lënë shumë maturantë pa studime dhe shumë universitete pa studentë. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, ku ministrja Nikolla dhe të tjerë zyrtarë të lartë ishin të pranishëm.

Mirela Ruko u mbajt në Komisariatin Nr. 1 për më shumë se 10 orë. Ajo u lirua mëngjesin e sotëm, por është nën vëzhgimin e policisë dhe ndaj saj rëndojnë dy akuza.

Exit.al bisedoi sot me të për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Mirela Ruko u shpreh se:

“Që kur kemi themeluar Lëvizjen për Universitetin, tre vjet më parë, si kundërpërgjigje ndaj një frymë neo liberaliste në arsimin publik, ne kemi protestuar kundër ndryshimeve në ligjin për arsimin e lartë, nga i cili përfitojnë universitetet private që janë klientë të qeverisë .

Tani që ligji ka kaluar, efektet janëparë nga të gjithë: të diplomuarit e shkollave të mesme me nota të larta kanë mbetur pa universitet; disa departamente në universitet publike, të tilla si matematika dhe imazhiria kanë mbetur pothuaj pa studentë dhe rezikojnë të mbyllen; shumë studentë të tjerë janë detyruar të marrin kredi për të paguar tarifat në universitetet private.”

Çfarë ndodhi më pas?

“Policë të Gardës së Republikës më tërhoqën dhe më larguan nga ministrja, pasi i hodha salcën. Askush nga të pranishmit nuk protestoi me mua apo u mundua të më ndihmonte. Aktiviteti që po zhvillohej tek Piramida, në të vërtetë ishte një aktivitet partiak ku vetëm anëtarët e FRESSH ishin të pranishëm.

Policët më mbajtën deri sa arriti Policia e Rendit, të cilët më shoqëruan tek Komisariati Nr.1. Më mbajtën aty 10 orë për arsye proceduriale. Policia nuk ka ushtruar dhunë mbi mua. Deklarata ime zyrtare ishte se akti im ishte një akt i rezistencës politike.

Unë jam akuzuar për “sulm për shkak të detyrës” dhe “prishje të rendit publik”, por me aq sa di unëderi më tani ministrja Nikolla nuk ka bërë asnjë padi. Në fakt “sulmi për shkak të detyrës” ekziston vetëm  nëKodin Penal shqiptar, nuk ka asnjë vend tjetër evropian që mbron zyrtarët në këtë mënyrë.

Për një kohë të gjatë ne kemi kërkuar dorëheqjen e ministres Nikolla. Do të këmbëngulim deri në fund për këtë!” mbylli rrëfimin aktivistja Ruko.

LEXO  Këngëtarët dhe argëtuesit e lokaleve të natës protestojnë para Kryeministrisë

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>