
Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për pezullimin e ligjit të vetingut dhe vendosi shqyrtimin në themel të padisë së Partisë Demokratike.
Ajo rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e pezullimit të zbatimit të këtij ligji.
“Nga momenti i marrjes së vendimit deri tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë” – pohoi Kryetari i Gjykatës Bashkim Dedja.
Në seancë ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.
Ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” u pezullua në fund të muajit tetor nga Gjykata Kushtetuese