Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e ligjit të vetingut

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e ligjit të vetingut

Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për pezullimin e ligjit të vetingut dhe vendosi shqyrtimin në themel të padisë së Partisë Demokratike.

Ajo rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e pezullimit të zbatimit të këtij ligji.

“Nga momenti i marrjes së vendimit deri tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë”  – pohoi Kryetari i Gjykatës Bashkim Dedja.

Në seancë ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” u pezullua në fund të muajit tetor nga Gjykata Kushtetuese

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>