Pretendimi i rremë i Ministres Ekonomi për dhunën ndaj biznesmenit libanez

Pretendimi i rremë i Ministres Ekonomi për dhunën ndaj biznesmenit libanez

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi deklaroi sot se dhunimi i biznesmenit libanezo-amerikan Faddi Mitri në shtator të këtij viti, nuk e përkeqëson klimën e biznesit në vend

E ftuar në emisionin Vila 24, në News24, ministrja Ekonomi deklaroi se dhunimi dhe largimi i biznesmenit Mitri është një rast i izoluar që nuk e rrezikon imazhin e Shqipërisë në botë.

“Ngjarja që ndodhi në Shqipëri ka qenë e izoluar, ne kemi prezencë të shoqatave të ndryshme në Shqipëri. Shumë shoqata biznesi u distancuan, pasi ishte diçka individuale.”

Pretendimi i ministres Ekonomi nuk është i vërtetë.

Banka Botërore, një ndër institucionet financiare më të rëndësishme në botë, e ka dënuar ashpër dhunë ndaj biznesmenit dhe i rekomandoi institucioneve të marrin masa për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Më 29 shtator Tahseen Sayed, përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, deklaroi:

“Incidenti me biznesmenin libanez është një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të marrë masa për të përmirësuar klimën e biznesit. Përmirësimi i klimës së investimeve dhe të biznesit është thelbësor për të zhvilluar konkurrencën.”

Banka Botërore harton disa nga raportet më të rëndësishme për ekonominë dhe biznesin, ndër të tjera raportin e përvitshëm Doing Business, ku Shqipëria këtë vit, renditej mes tre vendeve të fundit të rajonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>