Ambasadori austriak, të ndalohet ndërtimi i HEC-eve në parqet kombëtare

Ambasadori austriak, të ndalohet ndërtimi i HEC-eve në parqet kombëtare

Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler këshilloi qeverinë të mos ndërhyjë në parqet kombëtare. Ai u shpreh se hidrocentralet të cilat do të ndërtohen në parqet kombëtare do të kenë ndikim negativ në turizëm.

[P]ër qytetarin evropian që kërkon pastërtinë dhe natyrën, [HEC-et] janë ndërhyrje të gabuara”, – tha ai gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për zhvillimin e turizmit në vend të organizuar nga Shoqata e “Konsujve të Nderit”.

Zoti Statteri theksoi se ndërtimi i HEC-eve nuk do të dëmtonte vetëm luginën e Valbonës, por edhe imazhin e Shqipërisë si një vend turistik në Europë.

Ambasadori nuk është i vetmi që është shprehur kundra ndërtimit të HEC-eve, më herët edhe Parlamenti Evropian (PE) i ka kërkuar qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, veçanërisht në parqet kombëtare.

Gjithashtu, ekspertë të fondacioneve evropiane për mbrojtjen e natyrës janë shprehur se këto hidrocentrale janë të paligjshme.

Por, pavarësisht protestave dhe thirrjeve nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, qeveria nuk është tërhequr nga vendimi për të ndërtuar hidrocentrale në Parqet Kombëtare të Vjosës dhe Valbonës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>