2 gjyqëtarë dhe 3 prokurorë të arrestuar në një vit

2 gjyqëtarë dhe 3 prokurorë të arrestuar në një vit

Në harkun e një viti, në vend janë arrestuar 3 prokurorë dhe 2 gjyqëtarë të akuzuar për korrupsion.

Në fillim të shtatorit SPAK arrestoi gjyqëtaren Mimoza Margjeka, të cilën e akuzon se ka marrë shumën prej 6 mijë eurove për të liruar një person, të akuzuar për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit. Gjykata e Posaçme e vendosi gjyqëtaren në arrest shtëpie.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka refuzoi të certifikojë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur të Durrësit, të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ajo e quajti mandatin e kandidates socialiste të marrë në mënyrë të parregullt, për shkak të pjesëmarrjes së paligjshme në zgjedhje të Partisë Bindja Demokratike (BD). Sipas ligjit nëse regjistrimi i garuesve është i paligjshëm, i bën zgjedhjet të paligjshme.

Disa muaj më pas, në 11 shkurt 2021, Prokuroria e Posaçme e arrestoi gjyqtaren Enkelejda Hoxha po nën akuzën e korrupsionit. Sipas SPAK, gjyqtarja do të lironte një të dënuar me 25 vite burg.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm si Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën.

Ndërkohë, të tre prokurorët janë arrestuar brenda muajit të fundit.

Më 19 qershor, policia arrestoi prokurorin e Sarandës, Sali Hasën, për akuzën e korrupsionit.

Sipas hetimeve, ai ka hequr ndjekjen penale ndaj Emiliano Miranit, një person të akuzuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Të martën, 30 qershor, policia arrestoi kreun e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Kukës, Edmond Kariqi.

Kariqi akuzohet nga SPAK se ka kërkuar dhe ka përfituar shuma parash në këmbim të favorizimit të personave nën hetim.

Ndërsa rasti i fundit ndodhi jo më parë se 24 orë, me arrestimin e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i cili akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>