2 javë dhunë policore kundër protestuesve në emër të koronavirusit

Nga Exit News
2 javë dhunë policore kundër protestuesve në emër të koronavirusit

Për 14 ditë Polica ka shpërndarë me dhunë dy protesta të ligjshme në Tiranë dhe nisur hetimin për 21 persona. Më 28 qershor policia njoftoi nisjen e hetimit për 6 persona në Krujë, pas një protestë në Bashkinë Krujë. Ndërsa më 24 qershor, Policia shpërndau me forcë dy protesta në Tiranë dhe ndoqi penalisht 17 persona.

Policia i justifikon veprimet e saj bazuar në vendimin e Kryeministri Rama, i cili më 16 qershor ndaloi grumbullimeve publike dhe paralajmëroi se “do të penalizohen nga policia kudo qoftë e kushdo qoftë”.

Policia e Tiranës nisi hetimet për 17 qytetarë, të cilët morën pjesë në 24 qershor në dy protesta: një për transportin publik dhe një për HEC-et. Policët, mes të cilëve dhe shumë veshur civil, kanë marrë zvarrë protestuesit, si tregohet në videon e shpërndarë nga Organizata Politike, pavarësisht se protestuesit i shpjeguan policëve se kanë njoftuar për organizimin e protestës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>