Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me gradën “Gjeneral brigade”, kolonel Ilir Xhebexhia dhe Arben Kingji.
Kolonel Ilir Xhebexhia mban detyrën e zëvendës përfaqësuesit Ushtarak në NATO, dhe Atashe Ushtarak në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë.
Kolonel Arben Kingji mban detyrën “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në forcat ushtarake.
Gradat madhore u jepen oficerëve me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes.