$2 miliardë dëm shkaktohet nga shtyrja e Lojrave Olimpike

Nga Exit News
$2 miliardë dëm shkaktohet nga shtyrja e Lojrave Olimpike

Shtyrja e Lojërave Olimpike ka shkaktuar 1.9 miliard dollarë dëm sipas eksperteve të Tokios.

Sipas organizatorëve të këtij organizimi, e përditshmja Yomiuri ka shkruar më 29 nëntor se në shpenzimet e shtyrjes kanë hyrë pagesat për stafin dhe krijimi i sistemit për rimbursim të biletave.

Komiteti organizator i Lojërave Olimpike synon të prezantojë shpenzimet shtesë, pas konsultimeve me zyrtarë komunalë dhe kombëtarë.

Përpara shtyrjes, organizatorët kanë thënë se çmimi i mbajtjes së Lojërave është 13 miliardë dollarë.

Kur Japonia ka fituar Lojërat Olimpike më 2014, organizatorët patën thënë se ky organizim do të kushtonte 7.3 miliardë dollarë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Qeveria japoneze kanë vendosur në muajin mars që të shtyjnë mbajtjen e këtyre Lojërave për një vit, për shkak të pandemisë globale.

Lojërat Olimpike tani planifikohet të nisin më 23 korrik 2021, derisa Lojërat Paraolimpike të nisin më 24 gusht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>