Policia e Tiranës ka arrestuar të shtunën dy persona, pasi akuzohen se kishin përshtatur një lokal për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Policia ka arrestuar pronarin e lokalit dhe një kamarier, ndërsa po heton dhe katër persona të tjerë, klientë.
Gjatë arrestimit, në lokal është gjetur rreth 400 gramë kanabis.
Hetimet për rastin po kryhen nga prokuroria e Tiranës.