2 të vrarë, 18 të plagosur nga përplasjet mes emigrantëve në Bosnje -Hercegovina

Nga Exit News
2 të vrarë, 18 të plagosur nga përplasjet mes emigrantëve në Bosnje -Hercegovina

Dy persona u vranë, 18 të tjerë u plagosën në përleshjet midis migrantëve në zonën e  Zhegar në Bihaq, në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës, të mërkurën.

Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Alle Shildediq, zëdhënës i policisë në kantonin Una-Sana.

“Bëhet fjalë për pakistanezë, që thuhet se i kanë sulmuar afganët. Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, tha Shildediq për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, hetimet janë në vazhdim e sipër.

Aktualisht në Bosnje – Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 migrantë dhe refugjatë. Rreth 6,000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>