Zona e Tiranës dhe e Durrësit u godit sot nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme. Tërmeti më i fuqishëm, i cili u ndje dhe shkaktoi dëme ndodhi në orën 16:04. Ai ishte i madhësisë 5.7 Rihter, me epiqendër 35 kilometra në perëndim të Tiranës.
Sipas, Ministres së Shëndetësisë Olgerta Manastirliu deri më tani 68 persona janë plagosur në Tiranë dhe në Durrës.
Ndërkohë, Ministrja e Mbrojtes Olta Xhaçka lajmëroi se goditjet janë ndjerë pothuajse në të gjithë Shqipërinë, por dëme minimale materiale ka pasur në Tiranë, Durrës, Berat, Kavajë, Lezhë, Librazhd.
Më poshtë Exit.al rendit tërmetet që kanë prekur zonën e Tiranës dhe Durrësit deri më tani:
Në orën 11:37, ra tërmeti i parë me epiqendër 81 kilometra në perëndim të Tiranës.
Në orën 16:04 ra tërmeti i madhësisë 5.7 i shkallës Rihter, me epiqendër 35 kilometra në perëndim të Tiranës.
Në 16:15, ra tërmeti i madhësisë 5.2 i shkallës Rihter, epiqendra 31 kilometra në perëndim të Tiranës.
Në 16:45, ra tërmeti me madhësi 3.5 i shkallës Rihter, me epiqendër 32 kilometra në perëndim të Tiranës.
Në 16:48, tërmeti me madhësi i madhësisë 3.2 i shkalëls Rihter, 50 kilometra në perëndim të Tiranës.
Në 17:54, ra tërmeti i madhësisë 3.4 shkalla Rihter, epiqendra 20 kilometra në perëndim të Tiranës.
Në 18:10, ra tërmeti i madhësisë 4.7 shkallës Rihter, epiqendra 34 kiometra në perëndim të Tiranës.
Në 19:12, ra tërmeti i madhësisë 3.2 shkalla Rihter, epiqendra 32 kilometra në perëndim të Tiranës.
Në 19:58, ra tërmeti i madhësisë 3.0 i shkallës Rihter, epiqendra 33 kilometra në perëndim të Tiranës.