Dy pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 615.
79 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi këtë javë, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 142 të infektuar.
Prej tyre 1 853 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 12 674 pacietë janë shëruar.