Sportistët kosovar Nora e Akil Gjakovën, vëlla e motër do të garojnë të hënën për medaljen e artë në Tokyo 2020.
Nora Gjakova fitoi në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë. Ajo mundi holandezen Sanne Verhagen dhe sllovenen Kaja Kajzer.
Në ndeshjen finale ajo do të përballet me japonezen Tsukasa Yoshida, ndaj të cilës ka katër humbje deri më tani. Ajo ka fituar medalje evropiane e botërore këtë vit dhe tani synimet janë për medalje olimpike.
Akil Gjakova mundi Ahmed Ayash të Jemenit, zviceranin Nils Stump dhe suedezin Tommy Macias, bartësin e katërt në Botëror, në kategorinë deri 73 kilogramë. Ai do të sfidojë azerbajxhanasin Rustam Orujov. Gjakova në pranverë ka fituar titullin evropian.