Të paktën 20 persona janë vrarë gjatë një sulmi me makinë-bombë në një stacion policor në Afganistan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se shëprthimi erdi nga një makinë ishte e mbushur me eksploziv.
Ai e cilësoi sulmin si ‘terrorist’, por deri më tani asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sipas REL, ky sulm me makinë-bombë vjen teksa negociatorët e Qeverisë afgane dhe talibanët po takohen në Doha të Katarit, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare në Afganistan. Talibanët kanë refuzuar që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht zhvillimit të bisedimeve të paqes, që nisën më 12 shtator.