200,000 punonjës të kompanisë Google do të punojnë nga shtëpia deri në korrik 2021, si pasojë e rritjes së numrave të të infektuarve dhe mungesës së vaksinës Covid-19. Kjo është kompania e parë e madhe në botë që lajmëron rikthimin në punë vitin e ardhshëm.
Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Sundar Pichai njoftoi orarin e ri në një email për të gjithë kompaninë, për “t’u dhënë punonjësve mundësinë për të planifikuar kohën e tyre”, raporton gazeta amerikane Ëashington Times.
Ky vendim do të prekë punonjësit në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Indi. Google mund të motivojë edhe kompanitë e tjera të rivlerësojnë mënyrën e punës, veçanërisjt pas rritjes së numrave të të infektuarve në SHBA.
Ndërsa, Facebook ka planifikuar të mbajë 48,000 punonjës në shtëpi e deri në fund të vitit, megjithëse drejtuesi Mark Zuckerberg tha në muajin maj se ai po përgatitet të kalojë gjysmën e punonjësve në shtëpi gjatë dekadës së ardhshme.
Amazon gjithashtu pritet t’i komunikojnë punonjësve të punojnë nga shtëpia deri në janar 2021.