200 mijë qytetarë të vaksinuar plotësisht në vend

Nga Exit News
200 mijë qytetarë të vaksinuar plotësisht në vend

Mbi 200 mijë qytetarë janë vaksimuar plotësisht në vend. Lajmin e bëri të ditur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu deklaroi se :

Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin”

Në Shqipëri janë vaksinuar kundër COVID-19 me të paktën një dozë mbi 650 000 persona.

Katër ditë më parë në Shqipëri mbërritën 11 700 doza të vaksinës Pfizer. Mbi 750 mijë doza kanë mbërritur në total që prej muajit janar.

Në 24 orët e fundit u raportuan 49 raste të reja infektimi me COVID dhe një humbje jete.

Mbeten ende 7 407 raste aktive me COVID-19

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>