Pas grupit të parë të mjekëve që u vaksinuan në Shqipëri 200 mjekë të tjerë nga Kosova do të marrin vaksinat të shtunën në Kukës.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla tha për media se mjekët që morën vaksinën janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai tha se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.
“Nesër për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantel bardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përvec reaksioneve normale”, ka thënë Syla.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka nisur vaksinimin.
Por në javët në vijim Kosova do të marrë 24 mijë dozat e para.
Qeveria shqiptare ka premtuar se do të vaksinojë 11 mijë mjekë nga Kosova.