Parlamenti Europian bllokon procesin e liberalizimit të vizave me Turqinë

Parlamenti Europian bllokon procesin e liberalizimit të vizave me Turqinë

Parlamenti Evropian pezulloi sot negociatat e Turqisë për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së.

Në korrik zyrtarët e BE-së i kërkuan qeverisë turke të plotësonte vetëm pesë nga një listë me 72 standarde politike dhe ekonomike. Kërkesa kyçe për miratimin e lëvizjes së lirë ishte ndryshimi i ligjit anti-terror dhe përmirësimi i politikave për të drejtat e njeriut.

Por, Presidenti Erdogan nuk pranoi të ndryshonte këtë ligji apo të përmirësonte të drejtat e njeriut në vend.

Qeveria turke u shpreh se ligji anti – terror është i nevojshëm për të luftuar kërcënimin e shteteve islamike dhe kurde.

“Është e pamundur të ndryshojmë ligjin dhe praktikat anti-terror në një kohë që vendi jonë vazhdon të luftojë kundër disa organizatave terroriste,” – u shpreh Ministri i Jashtëm turk Volkan Bozkur, për një media turke.

Në media raportohet se ky bllokim do të shtyjë Erdoganin të ndërmarri politika më të ashpra kundër të drejtave të njeriut. Më shumë se 40 mijë njerëz janë dënuar dhe 100 mijë janë pushuar nga puna që pas dështimit të grushtit të shtetit.

Gjithashtu, mendohet se vendimi do të ndikojë edhe në marrëveshjen për emigrantët sirianë ndërmjet Evropës dhe Turqisë, e cila u firmos në këmbim të hapjes së negociatave për liberalizimin e vizave.

Më parë Presidenti Erdogan e ka quajtur BE-në një “ klub kristian” i cili ka penguar gjithmonë anëtarësimin e Turqisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>