Banka e Shqipërisë raporton se janë ulur fitimet e biznesit në 6-mujorin e parë të vitit

Banka e Shqiperise, me anë të raportit të Stabilitetit Financiar, bën të ditur se shitjet dhe fitimet e bizneseve në vend janë ulur në 6 muajt e parë të vitit 2015.

Në vrojtimin e bërë janë pyetur 714 ndërmarrje, që mbulojnë sektorë kryesorë në ekonomi, me shtrirje në të gjithë vendin. Rreth 51% e bizneseve shprehen se kanë kredi për të paguar. Qëllimet kryesore të marrjes së kredisë  janë për shpenzime operative, në  sektorin e ndërtimit, dhe për investime afatgjata në sektorin e industrisë dhe shërbimeve.

Sipas vrojtimit, për gjashtëmujorin e dytë të 2015-ës, ndërmarrjet presin rënie të mëtejshme të fitimeve dhe të pagesës së huasë.

Lajme te ngjashme