Basha akuzon Tahirin se ka mbrojtur trafikantët e drogës

Dje, Lulzim Basha ka akuzuar  ministrin Tahiri se ka lidhje me trafikantët e drogës që u kapën disa ditë më parë në Durrës.

I ftuar në emisionin Opinion, Zoti  Basha tha: “Është dokumentuar nga partnerë të huaj që Zoti Tahiri ka folur me trafikantët dhe iu është justifikuar se kjo gjë (arrestimi) nuk ka ardhur prej tij, po prej institucioneve të tjera.” Sipas Bashës, Tahiri i është shfajësuar trafikanteve se nuk mundej ta ndalonte arrestimin e tyre.

Në grupin e trafikantëve të drogës për të cilet flet Basha, bën pjesë dhe vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj, mik i kryeministrit Rama.  Në këtë aksion u kapën 700 kg kanabis në banesën e Sulajt në Durrës. Sipas Lapsi.al, Policia e Durrësit ka refuzuar fillimisht të zbatojë urdhërin e arrestit nga Prokuroria.

Lajme te ngjashme