Bizneset heqin tabelat reklamuese, nuk përballojnë shpenzimet

Bizneset, në Tiranë, po heqin tabelat reklamuese  pasi nuk e paguajnë dot taksën e saj.

Sipas revistës Monitor, pronarët janë shprehur se me pajisjen me kasë fiskale, shpenzimet e biznesit janë rritur duke bërë të pamundur pagesën e taksës për reklamim.

“U pajisëm me një kasë e cila kushtonte sa qimet e kokës, xhiroja ditore e blerjeve na ka rënë, me tepër na kushton letra e kasës që lëshojmë në ditë, se sa fitimi në shitjet që bëjmë, ndaj dhe hoqëm reklamën lart. Në vit paguanim mbi 2 mln lekë për të”, tha pronari i nje dyqani këpucesh pranë stadiumit “Dinamo”.

Në Bashkinë e  Tiranës, taksa vjetore e një reklame me sipërfaqe më të vogël se 18 m², është 45 mijë lekë/m². Për reklamat mbi këtë madhësi paguhet vlera fikse prej 81 mijë lekë.

Lajme te ngjashme