Deputetet e Vlorës ankohen për punën e Kokëdhimës

Një debat i ashpër ka shoqeruar mbledhjen,të zhvilluar të shtunë, për organizimin dhe koordinimin e fushatës së zgjedhjeve të brendshmë të PS . Debati ka nisur si pasojë e kërkesës për shtyrjen e afatit të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve nga ana e deputetit Kokëdhima.

Kjo ka sjelle regimet si të deputetëve të qarkut Vlorë si dhe të Kryetarit të Asamblesë dhe të grupti parlamentar të PS, Gramoz Ruci.

Sipas gazetës « Shqiptarija.com » ,Ruci është shprehur i pakënaqur nga puna e Kokëdhimës dhe e ka akuzuar këtë të fundit për papërgjegjshmëri dhe mospërfshirje të deputetve të tjerë në organizimin e punëve, ndërsa deputeti Toci e ka akuzuar për shkatërrim të strukturave të jugut duke punësuar në ato njerëz të paaftë.

Në mbrojtje të tij Kokëdhima është shprehur se problematikat e zonës janë të shumëta dhe për këtë koha është e pamjaftueshme.

Lajme te ngjashme