Deputeti Fatmir Xhafa sulmon gjyqtarët e korruptuar

 

Deputeti Fatmir Xhafa deklaroi dje se rreth 35 perqind e gjygjtarëve kanë pasuri mbi 300 mijë euro. Sipas tij këto pasuri janë të pajustifikuara dhe tregojnë nivelin e lartë të korrupsionit në gjyqësor.

Nisur nga kjo gjëndje, Zoti Xhafa, që kryeson njëkohësisht Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Reformës në Drejtësi, u shpreh se reforma në drejtësi duhet t’i nxjerrë jashtë sistemit “këtë kastë të korruptuar” gjyqatarësh.

Pa dhënë shumë shpjegime, ai u shpreh, gjithashtu, se këta gjyqtarë të korruptuar po ushtrojnë influencë dhe presion për të penguar reformën në drejtësi që ka ndërmarrë Kuvendi.

Lajme te ngjashme