Forumi i Investimeve Shqipëri-Hong Kong, tjetër dështim i qeverisë

Forumi i Investimeve Shqipëri-Hong Kong, tjetër dështim i qeverisë

Kryeministri Rama ka marrë sot pjesë  në Hong Kong në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Hong Kong–Shqipëri. Takimi është organizuar nga Agjensia e Investimeve të Huaja dhe një kompani konsulence britanike, pak e njohur në botë. Zoti Rama shoqërohet nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Zoti Gentjan Sejko dhe ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri. Kryeministrin e shoqërojnë, gjithashtu, disa biznesmenë të përzgjedhur vendas.

Forumi nuk ka ngjallur interes për biznesin e Hong Kongut – një ndër tre qendrat më të mëdha financiare të botës dhe pikë kyçe e biznesit e tregtisë ndërkombëtare. Pjesëmarrësit në takim kanë qenë të pakët dhe nga kompani të parëndësishme. Folësit kanë qënë të gjithë përfaqësues të qeverisë ose të bizneseve shqiptare. Ndër ta bien në sy sipërmarrësi Samir Mane, i cili ka përfituar para një muaji leje për një ndërtim 13-katësh në parkun e liqenit përballë Fakultetit Ekonomik, dhe Klodian Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan, që fitoi para pak ditësh konçensionin e shërbimit të dializës nga qeveria.

Forumi i Hong Kongut është në vazhdën e dhjetra aktiviteteve të tilla të organizuara nga qeveria Rama gjatë dy viteve të fundit, kryesisht në vende europiane. Fatkeqësisht, ato kanë rezultuar përgjithësisht të pasuksesshme duke mos zgjuar interesin e investitorëve të huaj. Mungesa e investimeve të huaja mbetet një ndër problemet kryesore ekonomike të qeverisë Rama.

Lajme te ngjashme