Mjalti kryeministror

 

Kryeminsitri Rama ka të ngjarë që të pëlqejë shumë mjaltin pasi kompliementat e tij shpesh janë ose krahasime me mjaltin ose me insektin që prodhon mjalt.

Mbas Çmimit Bleta e Artë që inaguroi vjet për të vlerësuar menaxherët më të mirë të administratës, sot ai i është referuar asaj që bën ai dhe qeveria si mjalt. Duke kundër-akuzuar opozitën që e ka akzuar për favorizime në tendera të miqve dhe klientëve të tij, Zoti Rama u shpreh sot se ata “mendojnë se shqiptarët janë një tufë delesh, apo më keq që nuk meritojnë të mbidhen pas mjaltit, por pas të kundërtës së mjaltit. Dhe ata ofrojnë të kundërtën e mjaltit.”

Frazeologjia e zotit Rama duket e mbështetur në gurrën popullore pasi shumë njerëz i referohen njerëzve të mirë apo të bukur si “sheqer” apo “ëmbëlsirë”.

 

Lajme te ngjashme