Prokuroria  ka dërguar  dosjen e ish-Guvernatorit Fullani në Gjykatën e Apelit.

Fullani akuzohet për shpërdorim detyre në blerjen e Hotel “Dajti”-t dhe në vjedhjen e Degës së Thesarit prej 713 milionë lekësh.

Në lidhje me Hotel Dajti-n, ish-Guvernatori nuk ka zbatuar proçedurat ligjore në blerjen e godinës.

Gjithashtu, akuzohet se nuk ka respektuar rregullat dhe udhëzimet e Këshillit Mbikqyrës të BSH, me pasojë vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Dega e Thesarit, vitin e kaluar.

Prokuroria kishte kërkuar  që Fullani të dënohej me 5 vite burg por Gjykata e Tiranës e shpalli atë të pafajshëm.