Qeveria mund të rrisë taksat për biznesin

Qeveria mund të rrisë një sërë taksash  për biznesin, në fillim të vitit 2016.

Sipas gazetës “Panorama”, në muajin janar do të rritet akciza e birrës të prodhuar në vend,  renta minerare dhe taksa për shtretërit. Burimet e kësaj gazete pretendojne se ky informacion është bërë i ditur nga qeveria, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, zhvilluar më 23 tetor.

Po sipas të njëjtit burim, përfaqësuesve të biznesit të pranishëm në mbledhje, i është kërkuar të mos japin informacione për median, deri sa të përfundojnë diskutimet për paketën e re fiskale.

Lajme te ngjashme