Komisioni i Venecias cakton datën e shqyrtimit të reformës në drejtësi

Komisioni i Venecias ka vendosur të shqyrtojë në datën 24 tetorin draftin e reformës në drejtësi të propozuar nga qeveria shqiptare. Drafti i propozuar nga opozita do të shqyrtohet gjatë muajit dhjetor. Mbasi të shqyrtojë të dy draftet, Komisioni do të nxjerrë një opinion apo një analizë ligjore të tijën si këshillim për Kuvendin e Shqipërisë.

Me propozim të qeverisë, Kuvendi Popullor ka ndërmarrë një inisiativë parlamentare për rëformimin e sistemit të drejtësisë, përmes një komisiopni të posaçëm që ka shqyrtuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore. Sidoqofte, shumica dhe opozita nuk kanë gjetur dakordësi për një sërë çështjesh ndaj kanë apraqitur propozime alternative për ndryshimet kushtetuese. Këto drafte alterntive i janë dërguar Komisionit të Venecias për të marrë një mendim të kualifikuar, para se reforma të diskutohet dhe votohet në Kuvend.

Lajme te ngjashme