BE jep fonde për Shqipërinë dhe Greqinë

Bashkimi Europian do të financojë në Shqipëri dhe Greqi 42 milionë euro deri në vitin 2020. Më te programit nderkufitar Interreg IPA II, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në rajonet kufitare Greqi-Shqipëri, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm lokal.

Në total, janë 15 qytete në të cilat do të investohet, katër prej të civale në Shqipëri: Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Prioritetet kryesore të programit janë mbrojtja e mjedisit, nxitja e transportit të qëndrueshëm dhe infrastrukturës publike dhe rritja e ekonomisë lokale.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha mori pjesë në eventin prezantues të projektit, i cili u zhvillua në Vlorë. Të pranishëm ishin përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues nga Ambasada Greke në Shqipëri.

Lajme te ngjashme