FMN kundër heqjes së taksave për biznesin e vogël

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është dakord me vendimin e qeverisë për heqjen e taksës për biznesin e vogël.

Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke është shprehur se ky vendim “krijon probleme për qëndrueshmërinë e sistemit tatimor dhe përbën një nxitje për deformim dhe shmangie taksash”.

Frika e FMN është se ky vendim do t’i hapë rrugën evazionit të lartë fiskal dhe do të dëmtojnë rritjen ekonomike të vendit.

Para pak ditësh qeveria shqiptare vendosi të heqi taksën për biznesin me xhiro vjetore 5 milionë lek dhe uljen e taksave për biznesin me xhiro 5 deri në 8 milionë lek.

Lajme te ngjashme