Jep dorëheqjen nga Kuvendi deputeti Mark Frroku

Deputeti i Partise Kristian Demokrate Mark Frroku dha të premten paradite dorëheqje nga anëtar i Kuvendit. Sipas Top Channel, me anë të një letre drejtuar Kuvendit, Zoti Frroku e ka lëshuar mandatin e deputetit për shkak të një proçesi penal gjyqësor në Belgjikë.

Zoti Frroku ndodhet që prej muajit prill, në paraburgim, i akuzuar për vrasje nga shteti belg.  Në letrën e dorëheqjes, ai i ka kërkuar falje shumicës parlamentare për problemet që i ka shkaktuar dhe i ka quajtur sërish të pavërteta akuzat ndaj tij.

Sipas listës së dorëzuar në KQZ, zotin Frroku duhet ta pasojë, në parlament, vëllai i tij Arben Frroku, i dënuar në mungesë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Dajti. Kandidati pasues në rradhë është Mirela Furracaku.

Lajme te ngjashme