Konfindustria kërkon uljen e taksave

Kryetari i Konfindustrias, Gjergji Buxhuku, me anë të në një deklarate i ka kërkuar qeverisë të uli taksat per bizneset. Kjo kërkese vjen pas prezantimit të paketës fiskale për vitin 2016, ku parashikohet rritja e taksave per disa sektore te industrisë.

Konfindustria kundërshton rritjen e cmimit të siguracioneve të makinave dhe taksës për pronësinë të cilat prekin në mënyre direkte ekonomitë e qytetarve. Në të njëjtën kohë, konfindustria konsideron të papranueshme rritjen e akcizave për  pijet alkolike që prodhohen në vend. Kjo do të kete nje impakt të drejtë për drejtë mbi prodhimin dhe mund të cojë në falimentimin e këtyre bizneseve.

Për zotin Buxhuku paketa fiskale per vitin 2016, e paraqitur nga qeveria ,nuk ështe e përshtatshme per kushtet e veshtira në te cilën ndodhet ekonomia shqiptare.

Fakti është se vetëm disa ditë më pare ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj kishe deklaruar se nuk do të kishte rritje taksash per bizneset përkundrazi do të kishte ulje të tyre. Deklarat kjo në kontraditë të plotë me paketen e paraqitur nga Qeveria.

Lajme te ngjashme