Makina të tjera super të shtrenjta për qeverinë?

Shtohen dyshimet për tenderat e marrjes së makinave për funksionarë të lartë të shtetit.

Sot, në seancën parlamentare, ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama se do të blejë tre makina Mercedes Benz, përvec makinave Jaguar që janë përfolur ditët e fundit. Berisha tha se këto makina do të kushtojnë  nga 300 mijë euro secila, pasi janë të një sigurie të lartë.

Asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë që ishin të pranishëm në parlament, nuk i është kundërpërgjigjur Berishës.

Ditët e fundit, qeveria ka pranuar se do të marre me leasing 44  makina Jaguar, por mban të fshehtë proçedurën dhe koston totale të tyre.

Lajme te ngjashme