Ministri Beqaj për deputeten e PD-së: “Je kafshë!”

Në seancën e sotme parlamentare, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka fyer  deputeten e PD-së Albina Deda, duke iu drejtuar: “Je kafshë”. Pas kësaj sharje, opozita u largua nga salla e Kuvendit dhe seanca u ndërpre.

Gjatë seancës, opozita akuzoi Ministrin Beqaj për korrupsion të cilat çuan në replika të ashpra nga të dy palët.

Pak minuta më pas, Beqaj i ka kërkuar ndjesë publike deputetes demokrate Albina Deda.

Banaliteti në debatet mes deputeteve në seancën e parlamentit është kthyer në normalitet. Çdo të enjte  në sallën e Kuvendit lëshohen akuza e fyerje mes deputetevë të mazhorancës dhe opozitës.

Lajme te ngjashme