Mjete sigurie për ambjentet publike

Dje, në parlament është paraqitur projektligji i ri për sigurinë publike. Ambjentet publike, apartamentet dhe një kategori e caktuar e bizneseve duhen të pajisen me kamera sigurie, sistem alarmi që lidhet me policinë dhe mjete te tjera sigurie.

Subjektet që duhet të pajisen me kamera sigurie janë:

  • Subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe/ose frekuentues, që në mënyrë të vazhdueshme, akomodohen apo frekuentojnë në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur
  • subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 deri 06:00
  • subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë
  • subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit
  • subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar
  • subjektet që kryejnë veprimtari transporti publik (udhëtarësh, nxënësish) dhe të mallrave të rrezikshme.

Gjobat e parashikuara për mos zbatimin e ligjit, do të jenë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë për bizneset e mëdhaja dhe pesë mijë deri në 20 mijë lekë për bizneset e vogla.

 

Lajme te ngjashme