Ndryshimet e taksava për biznesin në vitin 2016

Ndryshimet në paketën fiskale për vitin 2016, prekin më së shumti, biznesin e vogël dhe prodhuesit e birrës.

Paketa fiskale parashikon lehtësime për biznesin e vogël për vitin 2016. Ato biznese të vogla, me xhiro vjetore 0-5 milion lekё, nuk do tё paguajnё taksa.Bizneset me xhiro vjetore nga 5-6 milionё lekё do tё paguajnё 90 mijё lekё nё vit, nga 135 500 lekё qё ishte. Bizneset me xhiro vjetore nga 6 7 milionё lekё do tё paguajnё rreth 122 200 lekё nё vit, nga 172 200 lekё qё paguanin deri më tani. Ndërsa, bizneset me xhiro vjetore nga 7-8 milionё lekё do tё paguajnё rreth 70 mijё lekё mё pak se aktualisht.

Ndërsa prodhuesit e birrës në vend do të paguajnë më shumë taksa. Akcisa për birrën e prodhuar në vend, nga 360 leke për hektoliter rritet në 400 lekë për hektoliter. Ndërkohë që, ulet akciza për birrën e importit, nga 710 lekë  në 600 lekë për hektolitër.

Ashtu si qytetarët, dhe biznesi do të paguajë taksë vjetore për ndërtesën. Kjo taksë për bizneset është 400 lekë për metër katror.

Lajme te ngjashme