Parkimet përçajnë shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Sot mbasdite, është ndërprerë në mënyrë të papritur mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pak minuta pasi ajo ka filluar. Shkak duket se ka qenë humbja e mbështetjes së këshilltarëve të LSI-së, për projekt-vendimin e propozuar nga Kryebashkiaku Veliaj, për parkimin në qytetin e Tiranës.

Këshilltarët e LSI-së janë shprehur kundër tarifave të propozuara nga Zoti Veliaj, duke i konsideruar ato të larta dhe duke kërkuar shpjegime mbi bazën e këtyre ndryshimeve.

Ata i janë bashkuar, kështu, kundërshtimit të grupit të këshilltarëve demokratë, të cilët kanë deklaruar paraprakisht votën e tyre kundër politikës së parkimit të kryebashkiakut.

Lajme te ngjashme