Partia Demokratike premton rikthimin e taksës së sheshtë

Sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi  se PD-ja do të ulë taksat, sapo të vijë në pushtet.

Në një takim me punonjësit e rafinerisë së Ballshit, Zoti Basha tha: “Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash, taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan. Duke ulur taksat ne i kthejmë shqiptarëve 500 deri në 600 milionë euro në vit.”

Në tetor, kreu i PD-së Basha nisi turin e dëgjimit të qytetarëve, në gjithe Shqipërinë, në kuadër të përgatitjes së programit të ri elektoral. Në thelb të programit ekonomik, PD-ja do të ketë rikthimin e taksës së sheshtë, që u hoq me ardhjen në pushtet të Ps-së e LSI-së.

Lajme te ngjashme