Policia arreston një grup të shpërndarjes së drogës

Sot, policia arrestoi në Tiranë 25 persona me akuzën e shpërndarjes së drogës. Pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe pesë do të hetohen në gjendje të lirë.

Të akuzuarit, të moshave nga 18–47 vjeç, ishin pjesë e një grupi të strukturuar që shpërndante kokainë dhe heroinë në lokale dhe mjedise publike në Tiranë. Sipas policisë, grupi mendohet se shpërndante rreth 1 milionë euro drogë në vit.

Lajme te ngjashme