Projektligji për shpifjet do të riformulohet

Qeveria tërhoqi sot për riformulim projekligjin për shpifjet.

Ministrja për  Parlamentin Ermonela Felaj deklaroi:  “Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me median.”

Më herët sot, kryeministri Rama sqaroi qytetarët në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se projektligji është keqkuptuar. Sipas tij, projektligji nuk ishte për gazetarët, por për politikanët që “populli nuk i zgjedh dhe nuk i paguan nga taksat e tij për të shpifur.”

Lajme te ngjashme