Protestë kundër ligjit të arsimit të lartë

Studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës protestuan sot, përpara Kryeministrisë, kundër ligjit të arsimit të lartë.

Ata kërkuan nga qeveria anullimin e ligjit, ose përndryshe ata do të paralizojnë jetën universitare.

Sipas tyre, ligji i arsimit të lartë është klientelist dhe shkatërron arsimin publik duke i çuar fondet publike drejt universiteteve private.

Protesta u organizua nga Lëvizja për Universitetin, ku bëjnë pjesë dhe të rinjtë që pak ditë më parë, sulmuan Kryeministrin Rama me vezë.

Lajme te ngjashme