Qeveria kërkon t’i heqë monopolin e fluturimeve Rinasit

Qeveria kërkon t’i heqë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare Aeroportit të Rinasit. Në këmbim të heqjes së monopolit, qeveria i ka premtuar TIA-s zgjatje të periudhës së konçensionit.

Aeroporti i Rinasit menaxhohet me konçension nga kompania TIA shpk, e cila e ka fituar konçensionin në vitin 2005 për një periudhë 20 vjeçare. Pjesë e marrëveshjes konçensionare është e drejta ekskluzive e TIA-s për të menaxhuar të gjitha fluturimet ndërkombëtare ne territorin e vendit.

Mungesa e konkurencës mendohet se është një prej arsyeve të çmimeve të larta të fluturimeve në vend. Aktualisht, Shqipëria është vendi me çmimet mesatare më të larta në gjithe Europën.

Lajme te ngjashme