Rojtarët dhe demokracia

Nga Bilbo

Në perëndim shtypi i lirë konsiderohet rojtar i demokracisë.

Për këtë arsye, kur u mor vesh se Kryeministri Rama donte të ndryshonte kodin penal, për të burgosur ata që akuzojnë publikisht zyrtarët e larta e të zgjedhurit për vepra të dënueshme penale u mendua se, tashmë i nxehur nga rezultatet e dobëta të aksioneve të qeverisë së tij, ai po kërkonte të çensuronte shtypin dhe mediat: pra, të bëhej një snajper që qëllon rojtarin.

Por jo!

Kryeministri kërkoi vetë të bëjë publike të vërtetën e tij mbi këtë çështje. Me një postim të shpejtë në rrjetet sociale ai u bëri të qartë të gjithëve që nuk ishte shtypi dhe media që duhet të friksoheshin nga ky ligj, pasi, qëllimi i vetëm i ligjit është… të fusë në burg politikanët që akuzojnë qeverinë.

Me pak fjalë, shënjestra e “snajperit” nuk qënka rojtari, por vetë demokracia.

Lajme te ngjashme